Skip to content
Të Gjitha

Besa Shahini urdhëroi që të bëhej mësim online, por situata është thjesht ‘kaotike’

· 2 min lexim

Mëngjesin e së hënës vendin ynë u zgjua me dy të infektuar nga Coronavirusi, duke alarmuar të gjithë qytetarët.

I menjëhershëm qe reagimi i qeverisë, e cila në mbledhjen e parë pas mbërritjes së COVID-19 në vendin tonë, vendosi anulimin e procesit mësimor për çdo institucion arsimor.

Më pas, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, doli në një konferencë për shtyp dhe lajmëroi se për shkak të prapambetjes së procesit mësimor të shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit, do zhvillohet mësimi online.

Ku konsiston mësimi online?

Ministrja tha se në një kohë, kur teknologjia është tejet e zhvilluar,  prindërit e çdo fëmije kanë të paktën një smart-phone.

Kështu, u vendos që mësimi do zhvillohej në WhatsApp, ku janë hapur grupe të ndryshme në varësi të lëndëve dhe shkollave.

Mirëpo, këtu lind problem i parë sepse nxënësit janë të paorientuar rreth orareve dhe zhvillimit të mësimit, pasi nuk është vendosur ende se si do funksionojë.

Nga një hulumtim i bërë nga Gazetareforma.al, rezulton se shumë nxënës nuk e kanë marrë aspak seriozisht këtë formë të re mësim, duke e kthyer situatën në qesharake që siç mund ta shihni edhe në foto është kthyer bezdisëse edhe për mësuesit.

Madje disa prej tyre e kanë parë këtë formë të re studimi si një mundësi më tepër për tu argëtuar me miqtë.

Teksa nuk kanë munguar rastet kur i kanë braktisur grupet, ndërsa rasti me i çuditshëm është kur vetë mësuesja nuk e merr aq seriozisht sa duhet procesin mësimor online.

Ndëkohë, nuk dihet ende se si do veprohet me nxënësit e klasave të 1-6, sepse për ta nuk ka ende një udhëzim.

Nga ana tjetër, edhe transmetimi i leksioneve në RTSH, ka disavantazhet e veta:

  1. Nuk përfshinë të gjitha lëndët.
  2. Nuk përfshinë të gjitha klasat.
  3. Le hapësira për keqkuptime apo në rastin me të keq për moskuptim të mësimit.
  4. Teksa nuk ka asnjë siguri nëse nxënësit po e ndjekin leksionin.

Megjithatë, shtojmë se kjo është java e parë e përballjes së vendin tonë me Coronavirusin dhe masat mund të mos jenë të mirëmenduara, por shpresojmë në një rregullim të situatës.