Skip to content
Politikë

Berisha viziton Ervin Salianjin në burgun e Fierit

· 1 min lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vizituar burgun e Fierit për të takuar ish-deputetin Ervin Salianji, i cili po qëndron në këtë institucion që prej shtatorit.

Salianji u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë në lidhje me dosjen “Babalja”, një vendim që u konfirmua nga Gjykata e Apelit.

Më herët, ish-deputeti është vizituar edhe nga zyrtarë të tjerë të Partisë Demokratike. Çështja e tij aktualisht është në Gjykatën e Lartë, pasi Salianji ka apeluar dënimin.