Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Berisha: Një lider nuk duhet të ketë frikë

11:34 21/12/2024
Reading Time: 1 min lexim
Berisha mbërrin në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje

Këtë të shtunë po zhvillohet dita e dytë e trajnimit për Forumin Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë, me ekspertë të fushatave zgjedhore nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Në trajnim, kryetari i PD-së, Sali Berisha, mbajti një fjalim ku dha një mesazh për të rinjtë demokratë. Ai theksoi se një lider nuk duhet të ketë frikë, duke e cilësuar frikën si pushtuesin më të madh.

Ish-kryeministri shtoi se një lider mund ta realizojë vizionin e tij vetëm me krijimin e një ekipi. “Një lider nuk duhet të ketë frikë. Nuk ka pushtues më të keq për njeriun se sa frika. Kurrë nuk duhet ta harroni këtë. Duhet të tregojë forcë dhe determinizëm, në asnjë mënyrë arrogancë”, tha Berisha.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për realizimin e vizioneve dhe projekteve dhe përmendi “sekretin” e suksesit: ekipi. “Një lider mund të realizojë vizionin e tij vetëm me krijimin e një ekipi. Kur shkojmë tek ekipi, kurrë mos përfillni, mos u merrni me dobësitë e anëtarëve të tij. Merruni vetëm me talentet, aftësitë dhe dhuntitë e anëtarëve të tij”, theksoi ai.

Berisha theksoi se kur fokusohet te cilësitë më të mira të anëtarëve të ekipit, mund të arrihen gjëra të jashtëzakonshme, duke bërë mrekulli që duken të pamundshme në shikim të parë. Ai përfundoi duke nënvizuar se është e domosdoshme që një lider të ketë ekip dhe të funksionojë me të në këtë mënyrë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: berishafrikeliderpolitike

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Tentoi të kalonte trafik-ndarësen, humb jetën një kalimtare në Kavajë

Punëtorit i këputet dora nga makineria dhe humb jetën, arrestohet pronari

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip