Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Berisha në Këshillin Kombëtar të PD: Të kalojmë nga qëndresa te forca e fitores

19:20 13/12/2024
Reading Time: 3 min lexim
Berisha mbërrin në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje

Sali Berisha, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, deklaroi se “ndërkombëtarët e dinë tashmë se “Edi Rama nuk bën zgjedhje, Edi Rama bën farsë elektorale”.

“Kjo mbledhje e Këshillit Kombëtar mblidhet në një moment kthese të madhe, të drejtuesve, anëtarëve, mbështetësve të PD të cilët u dëshmuan në këto kohëra të vështira, mbrojtës të palëkundur të atyre vlerave dhe parimeve që njerëzit e lirë mbrojnë në të gjithë botën, dhe ne e bëmë këtë detyrë. Ne e bëmë këtë detyrë në kushtet më të papërshkrueshme, sepse të mbrosh, qëndrosh për vlerat themelore të konservatorëve, të qëndrosh për familjen, vlerat e saj, dinjitetin njerëzor, interesin kombëtar, kryen një mision, kryen një detyrë.
Kur qëndron dhe në vetmi të madhe, e kryen dy herë më shumë këtë detyrë. Ndaj dhe sot ne mblidhemi në një moment kthese, në një moment kur ne duhet të kalojmë, nga forcë të qëndresës, në forcë politike të fitores.
Ne në mënyrë të përsëritur ua kemi përsëritur shqiptarëve se jemi shpresa e vetme. Natyrisht nuk ishim ne shkaku i kësaj se, ishim shpresa e vetme, por ne ishim ata që vendosëm të bëjmë gjithçka, për të mbetur shpresa e pashuar e shqiptarëve, dhe ky ishte një vendim shumë i drejtë. Kjo sepse në kushtet e diktaturës, shumë njerëz heshtin, të tjerë akomodohen, të tjerë pajtohen, pra ka shumë zgjidhje”, deklaroi kreu i PD.

“Ne nuk heshtëm, nuk u pajtuam, nuk u përshtatëm, dhe ne ja dolëm, ja dolëm të qëndrojmë, ja dolëm që zëri ynë të arrijë nga një zë i mbytur në një zë që u dëgjua, jehoi në të gjithë botën. Ia dolëm që të drejtat që ne mbrojtëm, të gjejnë një mbështetje botërore, në kuptimin e spektrit politik, spektrit të qendrës së djathtë. Ia dolëm që Shqipëria s’është më kurrë ajo që përshkruhej, ajo që paraqitej nga propaganda, por realiteti shqiptar tashmë është i stamposur në tre dokumentet më madhore të organizatave më të fuqishme të forcave politike të qendrës djathtë, të Partive Popullore Europiane, të Internacionales Demokrate të Qendrës dhe Bashkimit Ndërkombëtar për Demokraci. Këto janë një arritje historike, sepse për fat të keq, me mekanizma absolutisht të paligjshme, kriminale, me një propagandë të shfrenuar kundërshtari ynë kishte arritur të paraqesë në Shqipëri dhe në botë, një realitet që nuk ekzistonte, një Shqipëri që nuk ekzistonte. Shqipëria që ekzistonte është ajo që mbronim ne, ajo që denonconim ne, ajo për të cilën ne ftonim shqiptarët ta ndryshojmë. Dhe kjo përbën një arritje të madhe, në shumë aspekte. Ne kemi bërë një betejë të madhe për votën e lirë, por sot e kemi sanksionuar në mbarë botën, në spektrin e djathtë se zgjedhjet këtu janë fasadë, se zgjedhjet janë farsë.
Zgjedhje të përsosura në aparencë bëjnë diktaturat. Kur dëgjoj njerëz që dita e zgjedhjeve ishte e qetë, unë gjithnjë se ditët më të qeta të të gjitha kohërave në zgjedhje, kanë qenë zgjedhjet e diktaturës. Aty nuk pipëtinte gjë, shkonin me grusht, hidhnin votën. Pra këto morën fund dhe ishte një detyrim i yni, shumë ky, për arsye se zgjedhësit tanë ishin të përçmuar. Në një anë votën ua diktonte vrasësi, ua diktonte qeveritari, ua diktonte terroristi patronazhist, ua diktonte aktivisti. Në anën tjetër, nuk kishte ndonjë njohje ndërkombëtare, dhe tani kjo është e sanksionuar. Është e njohur. Edi Rama nuk bën zgjedhje, Edi Rama bën farsë elektorale”, shtoi Sali Berisha.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: HeshtëmmbledhjePajtuamPartia DemokratikeSali Berisha

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Sot mbahet kuvendi i përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë, axhenda

Shqipëri-Kosovë mbledhje të përbashkët parlamenti, ja kur do mbahet

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip