Skip to content
Të Gjitha

Berisha i flet Ramës greqisht e dini pse? Paska një histori interesante pas

· 1 min lexim

Mesa duket e folura e disa fjalëve e Sali Berishës në gjuhën greke kur i drejtohet Edi Ramës, paska një histori të vërtetë pas.

Për herë të parë në studion e Opinion, Berisha ka treguar historinë që e lidh atë me Greqinë, të cilën për herë të parë e ka zbuluar mbrëmjen e sotme.

Sipas Berishës, Rama ka pasur një marrëdhënie me një diplomate greke të cilën e ndiqnin shërbimet informative.

“Historia e emigrimit të Edi Ramës ka qenë e lidhur me një greke. Ka qenë një diplomate. Dhe shërbimet informative e ndiqnin, Ramën dhe greken. Ai shkoi me të në Paris. Tani se cila ishte lidhja, dmth, ishte lidhje erotike apo ishte lidhje pune…”, tha Berisha.

Ish-kryeministri u shpreh se nuk mund të vërtetonte dhe nuk dinte, nëse Rama rekrutoi greken apo grekja Ramën.