Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Bënin “namin” me kanabis të ndarë në doza, arrestohen 3 persona në Tiranë

09:28 13/06/2022
Reading Time: 2 min lexim

Tre persona janë arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Portions”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Ndërkohë që është sekuestruar lënda narkotike, e cila ishte e ndarë në doza dhe gati për shitje. Bëhet me dije se këta persona në bashkëpunim më njëri-tjetrin e shisnin lëndën narkotike kryesisht në zonën e Unazës së Re dhe Yzberisht.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Goditet 1 rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Vihen në pranga 3 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohet lëndë narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Portions”, gjatë të cilit është goditur 1 rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– M. M., 19 vjeç, F. Xh., 21 vjeç, dhe A. T., 20 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Në rrugën “Tre Dëshmorët”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde narkotike të llojit cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit M. M., është gjetur dhe sekuestruar një tjetër sasi lënde narkotike e ndarë në doza.

Nga verifikimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shisnin atë në doza të vogla, në zonën e Unazës së Re dhe në Yzberisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Teksa protestat për largimin e Kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në javën e katërt, një mesazh domethënës ka ardhur edhe...

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Para
Skandali i radhës! Pas pagave dhe targave të makinave tani publikohen edhe numrat e telefonit

Skandali i radhës! Pas pagave dhe targave të makinave tani publikohen edhe numrat e telefonit

Lajmet e fundit

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip