Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

BE, projektligj kundër subjekteve që ndihmojnë trafikun e emigrantëve

21:02 23/11/2021
Reading Time: 2 min lexim
1168CE-EUROPE-MIGRANTS_BELARUS_POLAND_O_

1168CE-EUROPE-MIGRANTS_BELARUS_POLAND_O_

I përballur me një krizë migratore në kufijtë e tij, Komisioni Evropian ka dalë me një projektligj për të futur në listën e zezë subjektet e përfshira në trafikun e qenieve njerëzore.

Polonia, Lituania dhe Letonia kanë parë flukse emigrantësh në kufijtë e tyre me Bjellorusinë. BE akuzon Minskun se po përdor refugjatët për t’u hakmarrë për vendosjen e sanksioneve.

“Këto veprime përbëjnë një kërcënim real për sigurinë e Unionit tonë. Ato shkojnë përtej Bjellorusisë. Ata po vënë në provë unitetin tonë. Por BE ka vullnetin, unitetin dhe mjetet për t’u përballur me këtë krizë dhe të tjera si kjo”, tha Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.

Blloku e ka goditur Minskun me një seri sanksionesh ndaj regjimit autoritar të presidentit Lukashenko. Megjithatë, propozimi i ri synon të dëmtojë financiarisht kompanitë e identifikuara që ndihmojnë në lëvizjen e emigrantëve në kufi.

Mes masave që do të merren përfshihen: ngrirja e operacioneve në BE; tërheqja e licencave të veprimit; ndalimi i fluturimeve mbi BE dhe aksesin në portet e tij; dhe pezullimi i të drejtave për të vepruar brenda bllokut.

Megjithatë, në Parlamentin Evropian ka edhe nga ata që deklarojnë se BE nuk duhet të shkojë më tej.

“Për sa kohë shohim njerëzit si kërcënimin më të madh, ne i japim Bjellorusisë dhe regjimeve të tjera mjete për të vepruar. Ne duhet t’i ndihmojmë njerëzit në nevojë. Ata nuk janë armë, por njerëz në vështirësi”, tha Ska Keller, euro-deputete e të Gjelbërve në Gjermani.

Beteja me Bjellorusinë ka ekspozuar pikën e dobët të Evropës me emigracionin. Drafti i ri synon të mbushë boshllëqet dhe të parandalojë krijimin e situatave të ngjashme në të ardhmen. Burimi: Euronews

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike
Bota

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike

Kombëtarja e Iranit është tërhequr zyrtarisht nga pjesëmarrja në Kupën e Botës 2026, turne që do të zhvillohet në SHBA,...

15:37 11/03/2026
Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë
Bota

Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë

Situata mes Pakistanit dhe Afganistanit ka hyrë në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, pasi qeveria pakistaneze shpalli “luftë të hapur”...

10:39 27/02/2026
Para
Aksidenti në Bullgari, flasin familjarët e një prej të mbijetuarve

Aksidenti në Bullgari, flasin familjarët e një prej të mbijetuarve

Lajmet e fundit

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip