Skip to content
Të Gjitha

Bashkimi doganor/ Kontrolle në dy anët e kufirit Shqipëri-Kosovë

· 1 min lexim

Qytetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë që udhëtuan sot në të dyja anët e kufirit kanë pritur në radhë të gjata.

Edhe pse pak ditë më parë, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshit deklaroi bashkimin doganor me konceptin ‘një ndalesë-një kontroll’, automjetet dhe qytetarët kontrollohen nga dy policitë kufitare.

Policia dhe doganat kanë punuar me 8 sportele, por kjo nuk e ka reduktuar kohën e përpunimit të udhëtarëve në kufi.

“Unë jam udhëtar që kaloj çdo ditë. Nuk e di pse thotë është një doganë. Edhe në Kosovë dhe në Shqipëri kontrollohen. Si me qenë në doganë serbe.”- thotë një qytetar.

Radhët dhe pritjet janë krijuar dhe për shkak të rritjes së numrit të lëvizjeve në të dy anët e kufirit.