Skip to content
Të Gjitha

Bashkia e Durrësit sorollat qytetarët për bonusin e qirasë, pronarët nuk pranojnë të nënshkruajnë kontrata

· 1 min lexim

Situata në Durrës vijon të jetë problematike, kur ka kaluar 1 muaj nga tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit.

Qytetarët e Durrësit, vijojnë të mbajnë radhë tek bashkia, për të përfituar bonusin e qirasë.

Fillimisht bashkia nxorri një listë me 660 familjë që përfitonin bonus dhe më pas gjërat janë lënë në heshtje.

Banorët ndërkohë e kanë të pamundur të shkojnë në hotelet që ua ka caktuar shteti.

Kësisoj ata janë detyruar të jetojnë në pallatet e dëmtuar, të cilët janë të rrezikshëm, pasi janë shenjuar me kryqin e verdhë.

E vështirë paraqitet situata edhe për personat, që kanë përfituar bonusin e qirasë.

Në Durrës pothuajse askush nuk pranon që të nënshkruajë një kontratë qiraje, duke u shkaktuar kështu probleme banorëve, për tërheqjen e bonusit të qirasë.

Gjithashtu çmimet e qirave janë rritur frikshëm, gati sa dyfishi i vlerës së mëparshme.