Skip to content
Bota

Bashkë me vaksinën nis edhe xhelozia? ‘DM’: E morëm të parët, sepse jemi më të mirë se ju!

· 2 min lexim

Jo të gjithë e kanë pritur mirë vendimin e Britanisë së Madhe për të nisur e para që nga java që vjen me bërjen e vaksinës kundër Covid-19.

Britania u bë i pari vend perëndimor që miraton përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit, duke shkaktuar jo pak reagime nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas “Daily Mail”, BE dhe SHBA-të kanë rezervuar kritika për shpejtësinë me të cilën Britania e miratoi vaksinën e “Pfizer” dhe “Biontech”. Ata madje kanë ngritur pikëpyetje për vendimin e marrë nga Agjencia Rregullatore Britanike për Shëndetin dhe Ilaçet.

Mes kritikëve është edhe amerikani Anthony Fauci, i cili tha se: “nëse vepron shpejt dhe në mënyrë sipërfaqësore, njerëzit nuk do të duan të vaksinohen”.

Critics included the US Covid supremo Anthony Fauci, who warned: 'If you go quickly and you do it superficially, people are not going to want to get vaccinated'

Kurse Agjencia Europiane e Ilaçeve, tha se, duhet një kohë e caktuar dhe një nivel i lartë provash përpara se të jepet autorizimi i përkohshëm.

Por politikanët dhe shkencëtarët britanikë kanë reaguar, duke thënë se, të tjerët janë xhelozë për shpejtësinë me të cilën lëvizi Britania. Numri dy i mjekësisë në Britani, Jonathan Van-Tam, tha se, në SHBA-të dhe BE-ja po justifikojnë faktin që kanë ngecur mbrapa.

Kurse ministri i Arsimit, Gavin Williamson, tha se “Britania thjesht është një vend më i mirë se rivalët e saj”.

Matt Hancock (pictured in Downing Street today) boasted yesterday that the Europeans were 'moving a little bit more slowly' due to extra red tape - but stressed that the Pfizer BioNTech jab had gone through intense safety checks.

 

“Epo unë thjesht mendoj se në këtë vend kemi njerëzit më të mirë dhe pa dyshim që kemi rregullatorin shëndetësor më të mirë, shumë më të mirë se francezët, shumë më mirë se belgët, shumë më mirë se amerikanët. Kjo nuk më befason sepse ne jemi vend shumë më i mirë se secili prej tyre”,- tha ai në mënyrë befasuese.

Brenda pak orësh pritet që në Britani të mbërrijnë dozat e para të vaksinës, që janë nisur nga Belgjika.

Pfizer has now started shipping its coronavirus vaccine to the UK after the British regulator MHRA gave it the green light yesterday (Pictured: A refrigerated truck is photographed leaving a Pfizer factory in Puurs, Belgium, yesterday)

The full list of hospitals where Pfizer jabs will be given to the first British recipients were revealed last night as the UK military carried out dry-run drills for the country's biggest-ever mass vaccination

 

 

 

/Burimi: Daily Mail/Përktheu: GazetaReforma.com/