Skip to content
Politikë

Basha: Vetingu në politikë shkëput Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit

· 2 min lexim

Ditën e sotme kreu i PD-së Lulzim Basha, ka deklaruar se Shqipëria është një vend i kapur nga korrupsioni.

Nëpërmjet një statusi në “Twitter” Basha shkruan se mirëqenia e qytetarëve vetëm ka rënë, ndërsa shprehet se Vetingu në politikë shkëput Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit.

Lulzim Basha ndau raportin e MONITOR për indeksin e zbatimit të ligjit, i cili e pozicionin Shqipërinë në vendin e fundit në Europë. Kreu i PD, shkruan se politika mund të shpëtojë nga abuzuesit që janë pasuruar dhe nga oligarkët vetëm me anë të vettingut në politikë.

Ai gjithashtu thekson se që duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar, duke bërë me dije se që pushteti t’u kthehet qytetarëve duhet pastruar politika nga abuzuesit që janë pasuruar sipas tij në kurriz të qytetarëve

POSTIMI:

Në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës, Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni, ku fuqia e pushtetit rritet, ndërsa mirëqenia e qytetarëve vetëm bie. Që pushteti t’u kthehet qytetarëve, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar, duhet pastruar politika nga abuzuesit që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, duhet një orë e më parë #vettingnëpolitikë

Kujtojmë se më herët kanë reaguar politikanë të shumtë ku më tepër janë shprehur se nevoja për një veting në politikë përpiqet të reflektojë mendimin e shumicës së shqiptarëve, që fajin për krizën ku ndodhet sot shoqëria shqiptare, e ka klasa politike dhe në mënyrë që politikëbërja të përmirësohet duhet që liderët politikë të ulen dhe të bashkëpunojnë, duke lënë kështu mënjanë hatërmbetjet dhe pakënaqësitë.