Skip to content
Aktualitet

Basha nga Korça: Do lëmë pas 8 vite me vuajtje, dita e ndryshimit po afron

· 2 min lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet ditën e sotme në Korçë. Ky aktiviteti politik vjen një ditë pas vizitës në Ballsh. Kryedemokrati u prit nga qindra qytetarë të cilët kishin dalë me banderolë: “Mirë se vjen kryeministri ynë,”.

Para se të mbërrinte në Korçë, Basha u ndalua nga qytetarët në Pogradec, të cilët donin që ta përshëndesnin. Këtë takim, Basha e përmendi dhe në fjalën e tij para qytetarëve. Teksa qëndronte mbi një makinë, ai falënderoi të gjithë qytetarët e pranishëm, duke thënë se ndryshimi do të vijë shumë shpejt.

Më pas, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu drejtua qytetarëve me një mesazh, duke thënë se janë ata që po i prijnë ndryshimit. Në fjalën e tij, kreu i PD-së u shpreh se dita e ndryshimit po vjen dhe këtë e shikon tek sytë e çdo qytetari.

“Ndonëse po lëmë pas tetë vite të mbushur me vuajtje, kurrë nuk kam  gjetur kaq shumë gëzim në zemrat e korçarëve. Në hyrje të Pogradecit, tek fytyrat e të rinjve, tek njerëzit që ecnin nëpër rrugë, tek qytetarët, anembanë vendit shoh në sytë tuaj ndryshimin që po vjen.

E di që keni ndrydhur brenda zemrës dëshirën për ditën që po afron. Për një ndryshim rrënjësor që Korça dhe korçaret e presin prej kohësh. Një ndryshim që do ju kthejë dinjitetin ju. Ju falënderoj zemra. Ju nuk po e prisni ndryshimin, por ju po i prini ndryshimit”, u shpreh Basha.