Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Basha mbyll protestën: “Nuk ka forcë të na detyrojë të ulemi të bëjmë pazare me të keqen”

20:31 13/05/2019
Reading Time: 2 min lexim

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbyllur protestën pas 3 orëve. Mbërritja në selinë e Partisë Demokratike shënoi përmbylljen e protestës së opozitës që këtë të hënë u mbajt në formën e një marshimi në 5 institucione, kryeministria, Policia e Shtetit, Parlamenti, Ministria e brendshme dhe Policia e Tiranës.

Ai tha se me gjithë shiun, qytetarët anë e kënd Shqipërisë nuk u ndalën. Basha theksoi se nuk ka forcë të na detyrojë të ulemi të bëjmë pazare e kompromis me të keqen. Në fjalimin përmbyllës, nën reshjet e shiut që karakterizuan këtë protestë, lideri demokrat Lulzim Basha falenderoi pjesëmarrësit në protestë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë.

“Mirënjohje për ju zonja e zotërinj, vëllezër e motra. Shqipëria as Europa nuk e kishte njohur ndonjëherë këtë qëndresë e vendosmëri. Për mbi 3 orë litarët e shiut e lidhën shpirtin tuaj me shpresën që buron nga Zoti lart në qiell e bindjen se Shqipëria nuk do kthehet kurrë atje ku ishte 3 muaj më parë nën thundrën e errësirës, krimit e korrupsionit.

Mirënjohje për të gjithë agjëruesit, Zoti ua shpërbleftë këtë sakrificë të dyfishtë. Mirënjohje për të gjithë ata që iu bashkuan qytetarisë tiranase nga të gjitha anët e vendit. Në veçanti një mirënjohje mikpritësve tanë qytetarëve të Tiranës. Sot treguam se nuk ka forcë të ndalë për kauzën tonë zgjedhje të lira e të ndershme se nuk ka forcë të na detyrojë të ulemi të bëjmë pazare e kompromis me të keqen, e keqja duhet të ikë.

Në një kohë kaq të shkurtër, në mbi 3 orë kur nuk ka pushuar shiu i bekuar, në përfundim të kësaj proteste jemi edhe më të vendosur edhe me të qartë për të sakrifikuar gjithçka për demokracinë, Rama ik. Le të jetë e sotmja, mesazhi i vendosmërisë absolute me të cilën do ta vazhdojmë këtë betejë të mbushur me frymëzim e shpresë, të vendosur deri në fund, të fortë e kurajozë për betejën tonë pa kthim, për liri demokraci, për Shqipërinë si gjithë Europa.”- theksoi kreu i PD-së.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: përfundonpestë e opozitësprotesta

Të tjera

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Aktualitet

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Para

Zgjedhjet lokale/ Publikohet lista e këshilltarëve të PS-së për Tiranën

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip