Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Barometri 2025: Gjysma e bizneseve raportojnë ryshfet në administratë

13:30 15/12/2025
Reading Time: 2 min lexim
Barometri 2025: Gjysma e bizneseve raportojnë ryshfet në administratë

Pagesat e parregullta që bizneset kryejnë ndaj administratës publike janë rritur ndjeshëm gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të Barometrit të Ballkanit. Anketa tregon një përkeqësim të perceptimit të bizneseve në Shqipëri lidhur me ryshfetin, pavarësisht se një pjesë e madhe e shërbimeve publike po ofrohen online.

Në vitin 2024, rreth 41 për qind e bizneseve shqiptare deklaronin se “priren të pajtohen” ose ishin “plotësisht dakord” me pohimin se pagesat apo dhuratat shtesë janë të zakonshme për të mbaruar punët me zyrtarët publikë. Në vitin 2025, kjo përqindje rritet në 50 për qind, një shtesë prej 9 pikë përqindjeje brenda vetëm një viti, duke treguar se gjithnjë e më shumë biznese e shohin ryshfetin si praktikë të zakonshme.

Ndërkohë, në vitin 2024 një pjesë më e madhe e bizneseve shpreheshin hapur kundërshtuese ndaj këtij pohimi. Në vitin 2025, pesha e atyre që deklarojnë se “nuk janë aspak dakord” ose që “priren të mos jenë dakord” bie, çka tregon një dobësim të rezistencës ndaj normalizimit të ryshfetit.

Sipas Barometrit 2025, klima e perceptuar e korrupsionit në marrëdhëniet mes biznesit dhe administratës në Shqipëri është përkeqësuar, pasi një numër në rritje biznesesh e konsiderojnë pagesën e ryshfetit si pjesë të zakonshme të funksionimit të sistemit.

Në krahasim me rajonin, Shqipëria shfaq një përkeqësim më të theksuar nga viti 2024 në 2025. Në nivel rajonal, përqindja e bizneseve që priren të pajtohen ose janë plotësisht dakord se ryshfeti është i zakonshëm rritet nga rreth 41 për qind në vitin 2024 në 47 për qind në 2025, një rritje prej rreth 6 pikë përqindjeje. Në Shqipëri, rritja është më e fortë, me 9 pikë përqindjeje.

Bosnja kryeson rajonin, me 67 për qind të bizneseve që e perceptojnë ryshfetin si mekanizëm në marrëdhëniet me administratën, e ndjekur nga Mali i Zi me 59 për qind dhe Shqipëria me 50 për qind. Niveli më i ulët i këtij perceptimi raportohet në Serbi, me 30 për qind.

Ndryshe nga rajoni, ku rritja e perceptimit të ryshfetit shoqërohet me një shpërndarje më të balancuar të qëndrimeve, në Shqipëri vërehet një zhvendosje më e fortë drejt pranimit të kësaj praktike.

Sipas anketës, rritja e perceptimit për ryshfetin në Shqipëri lidhet edhe me barrën administrative dhe paqartësinë rregullatore. Procedurat e gjata, ndryshimet e shpeshta ligjore dhe interpretimi i paunifikuar i rregullave krijojnë hapësirë për negocim informal, ku pagesat e parregullta shihen si mënyrë për të përshpejtuar ose siguruar zgjidhje.

Bizneset që operojnë në mënyrë formale ndihen shpesh më të ekspozuara ndaj inspektimeve dhe gjobave, ndërsa informaliteti, sipas perceptimit të tyre, tolerohet në mënyrë selektive. Burimi: Monitor.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, i drejtohet Kuvendit për heqjen e imunitetit

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, i drejtohet Kuvendit për heqjen e imunitetit

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip