Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Bankat raportojnë lehtësim në standardet e kreditimit për bizneset, hera e parë në 18 muaj

09:40 22/07/2021
Reading Time: 2 min lexim

Bankat raportuan një lehtësim në standardet e kreditimit për bizneset, për herë të parë pas pesë tremujorësh në shtrëngim të vazhdueshëm. Sipas Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues, të Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e dytë të këtij viti lehtësimi i standardeve u shfaq si për kreditë dhënë për financimin e investimeve, ashtu dhe ato për mbulimin e nevojave për likuiditet.

Standardet e lehtësuan sidomos për bizneset e vogla e të mesme, që përbëjnë dhe segmentin me numrin më të madh të sipërmarrjeve, ndërkohë që mbetën të pandryshuara për bizneset e mëdha.

Lehtësimi i standardeve të kreditimit për bizneset në tremujorin e dytë të vitit u arrit nga toleranca më e lartë kundrejt rrezikut, kryesisht në segmentin e biznesit të vogël e të mesëm. Sipas opinionit të bankave, në kahun lehtësues të kushteve dhe termave të kreditimit për bizneset ndikuan konkurrenca në sistemin bankar, si edhe kostot dhe kufizimet më të ulëta nga bilancet ebankave.

Tre mujori i dytë i vitit ishte pozitiv jo vetëm në këndvështrimin e kërkesës, por edhe atë të ofertës. Sipas bankave. kërkesa për kredi e bizneseve u perceptua dukshëm në rritje, për të gjitha segmentet dhe për të gjitha qëllimet e përdorimit.

Kërkesa më e lartë për kredi nga bizneset në tremujorin e dytë, sipas gjykimit të bankave u përcaktua nga shtimi i nevojave për financimin e inventarëve dhe kapitalit qarkullues, financimin e investimeve, rifinancimin e borxheve ekzistuese dhe financimin për ristrukturimin e kompanive. Gjithashtu, kreditë nga bankat e tjera, niveli i përshtatshëm i normave të interesit, si edhe përmirësimi i besimit të bizneseve u raportuan si faktorë që sollën shtimin e kërkesës për kredi të bizneseve në tremujorin e dytë, shkruan Monitor.

Në projeksionet e tyre për tremujorin në vazhdim, bankat shprehen se standardet e kreditimit për bizneset priten të lehtësohen më tej. Bankat parashikojnë standarde më të lehtësuara kreditimi për tremujorin e tretë, si në kreditë e dhëna për qëllime investimi, ashtu edhe për mbulimin e nevojave për likuiditet. Po ashtu, standardet e kreditimit priten të lehtësohen më tej edhe për kreditë ndaj bizneseve të vogla e të mesme, ndërkohë që në segmentin e biznesit të madh, ato vlerësohen të mbeten të pandryshuara.

Parashikimet janë pozitive edhe për kërkesën dhe bankat gjykojnë se në tremujorin e tretë kërkesa për kredi e bizneseve do jetë sërish e lartë, si nga bizneset e vogla e të mesme, ashtu edhe nga bizneset e mëdha. Rritja e kërkesës pritet të vijë sidomos nga kredia për financimin e nevojave afatshkurtra për likuiditet.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: bankatbiznesetKredite

Të tjera

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit
Ekonomi

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit

Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën më...

08:08 29/04/2025
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë
Ekonomi

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë

Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit...

08:14 12/04/2025
Para
Sekuestrohen mbi 20 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë, nën hetim 58-vjeçarja (Emri)

Sekuestrohen mbi 20 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë, nën hetim 58-vjeçarja (Emri)

Lajmet e fundit

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip