Skip to content
Rajoni

Ballkani ‘pushtohet’ nga Covid/ Bosnja, Kroacia dhe Serbia me shifra të larta të të infektuarve

· 2 min lexim

Shtetet e Ballkanit një nga një po riinfektohen sërish me koronavirus, duke bërë që në të gjitha vendet të kthehet një valë e dytë.

Bosnja, Serbia, Kroacia dhe të tjera shtete, kanë njohur këto ditët e fundit një shtim të rasteve.

Në Bosnje- Hercegovinë, janë raportuar 1586 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri, ndërsa 36 persona kanë vdekur.

Në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës u testuan 2275 mostra, nga të cilët 932 ishin pozitivë për koronavirus, dhe u raportuan 20 vdekje.

Ndërsa, në 24 orët e fundit, në Republikën Serbe të Bosnjës, u testuan 1408 mostra nga të cilat 630 dolën pozitive.

Në Qarkun e Bërçkos, u regjistruan 24 të infektuar nga 74 mostra të testuara. Në 24 orët e kaluara, u raportuan dy vdekje.

Edhe Kroacia ka raportuar shifra të larta të të infektuarve me koronavirusin e ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 2,378 raste të reja, tha Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile. Numri i rasteve aktive është 12,736. Nga sëmundja kanë vdekur edhe 23 persona, kështu që numri i përgjithshëm i viktimave është 493.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se, “sot është dita më e vështirë për Serbinë”, pasi pritet të konfirmohen më shumë se 1,200 të infektuar me koronavirus.

“Numri i të shtruarve në spital është dyfishuar krahasuar me të hënën e kaluar; numri i pacientëve në aparate për frymëmarrje është më i lartë dhe ekziston mundësia që të rrezikohet funksionimi i sistemit shëndetësor”,- tha Vuçiç në një fjalim për gjendjen epidemiologjike në vend.

/GazetaReforma.com/