Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Balla: S’diskutohej që do mbyllej protesta, i erdhi Lulit ora e supës

19:18 16/02/2019
Reading Time: 2 min lexim

Protesta e opozitës ka pasur mbështetësit dhe kundërshtarët e saj, të cilët duhet thënë se ishin ata që priteshin të ishin. Megjithatë i ftuar në “Kjo Javë”, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë dy liderëve të opozitës, të cilëve iu ka dërguar edhe një mesazh. Balla ka thënë me ton bindës Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit se duhet ta heqin nga mendja se mund të ndryshojnë datën e zgjedhjeve sepse kjo nuk ka për të ndodhur.

“Doni apo nuk doni zgjedhjet lokale do mbahen më 30 qershor. Harrojeni se mandatin që na kanë besuar shqiptarët mund të tentoni ta bëni pis. Gjithë shqiptarët e dinë kush blen vota, i ka Luzim Basha me vete”.

Mirëpo nuk kishte si të mungonte dhe ironizimi i kreut të PD për përfundimin e protestës. Ashtu si edhe shumë qytetarë, mesa duket dhe Balla ka pritur që protesta të zgjasë më shumë se aq, pasi  gjatë fjalës së tij ai thotë se nuk kishte asnjë dyshim që protesta do të mbyllej.

“Nuk kisha asnjë dyshim fare se do të mbyllej protesta, pasi kur i vjen Lulit ora e supës ndërpret çdo gjë… Leja që ishte dhënë ishte deri në orën 16:00 dhe protesta u mbyll në 15:55”,- tha Balla.

Gjatë protestës së sotme, Taulant Balla tha se u dëmtua prona publike dhe për këtë Prokuroria e Tiranës duhet t’i ketë nisur tashmë hetimet.

“Prokuroria e Tiranës duhet të ketë filluar hetimet pasi ka pasur dëmtim të pronës publike, që solli reagimet e gjithë ndërkombëtarëve. Ajo që kam thënë është shumë e qartë, masat ndëshkimore penale i përcakton Kodi Penal”,- tha ai.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Lulzim BashaMonika Kryemadhiprotesta e opozitesTaulant Balla

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

Prokuroria hedh hapin e parë/ Arreston Florenc Hoxhën për aktet e dhunës në protestën e opozitës

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip