Skip to content
Aktualitet

“Babi mos pi më”/ Meta: Patronazhistët m’i dinë pikat e dobëta, më kanë ngacmuar vajzën

· 2 min lexim

Presidenti Ilir Meta ka thënë se konferencën e jashtëzakonshem të ditës së sotme se patronazhistët e dinë që pika e tij e dobët është vajza e vogël dhe kanë filluar ta ngacmojnë.  Meta tha se para disa ditësh, vajzës i kishin dërguar lajm se ai kishte ngacmuar gruan e Damaian Gjiknurit dhe i kishte kërkuar të mos pinte më. Madje vajzës i kanë dërguar mesazhe ku i shkruajnë t’i kërkojë Metës të qetësohet e të ruajë figurën e Presidentit.

Kjo gjë çfarë ndodh. Fotografohet çdo postim i qytetarëve, shkon në një zyrë shtetërore, aty ky do të mbytet me gjoba, ose përndryshe do të përzihet nga Shqipëria dhe të vijnë ata nga bangladeshi. Do kërkoj hetimin e kësaj çështje, Është çështje shumë e rëndë. Jam shumë i zhgënjyer nga zoti Gonxhe. Ai në një studio më quajti horr përse kisha reagur që një punonjës policie dhunonte një anëtar të FRD-së. Të dashur sipërmarrës të Republikës së Shqipërisë, deri kur do të vazhdoni të jetoni në shantazh dhe presion. 10 mijë fuksa janë shtuar në vitin e fundit. Nesër do të bëjmë padinë. Erionin që sot do t’i vë një nga shoqeruesit e mi të rrijë me të. Patronizhastitat duke më ditur pikat e dobëta, më ngacmojnë dhe vajzën e vogël, që e kam pikë të dobët. Para ca ditësh i kishin çuar një lajm që unë kisha ngacmuar gruan e Damianit dhe vjen më thotë babi mos pi më. Se i thonë që unë pi shumë. Marr Tedin urgjent. I them çfaë është kjo punë? I Çojnë gocës vazhdimisht patronazhistë, thoji babit të qetësohet, se puën shumë, të ruajë  figurën e Presidentit.