Skip to content
Aktualitet

Autovetura karambolohet me autobotin në Rrugën e Kombit

· 1 min lexim

Ndryshimi i menjëhershëm i motit dhe shirat dhe lagështia e tepërt në rrugë kanë sjellë probleme të shumta në qarkullimin rrugor në mbarë vendin.

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në atë që njihet si “Rruga e Kombit”.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të Burrelit, ku një autobot është përplasur me një makinë.

Sipas burimeve në vendin e ngjarjes raportohet për të plagosur. Si pasojë e përplasjes së fortë, makina ka përfunduar disa metra jashtë rruge.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

/GazetaReforma.com/