Skip to content
Të Gjitha

Autorizimi për lëvizjen me makinë, ja si duhet të veproni

· 2 min lexim

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë masa të forta për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Me urdhër të kryeministrit Rama, lëvizjet me makina do të kryhen në fashat orare 06:00-08:00 dhe 16:00-17:00.

Gjatë këtij orari në rrugë do të lëvizin vetëm mjetet për transportin e punëtorëve, të cilët duhet të kenë marrë autorizim më parë nga policia.

Për të gjithë qytetarët e tjerë që duan të lëvizin për punë në këtë orar, duhet të dorëzojnë formularin për aprovim në policinë e shtetit në adresën

https://www.asp.gov.al/

Fillimisht qytetarët duhet të plotësojnë një formular si ky më poshtë

Formulari

Për çdo sqarim, qytetarët duhet të telefonojnë në numrat 0694122223; 0694122224, të vëna në dispozicion nga Policia e Shtetit.

Akti normativ për masat ndaj COVID-19 ka hyrë në fuqi dhe kush lëviz në mënyrë të paautorizuar, dënohet me heqje patente për tre vjet dhe sekuestrim automjeti.

Aktualisht në vendin tonë numri i të prekurve me COVID-19 ka shkuar në 51.

Në repartin e Infektivit janë shtruar 20 persona, 3 prej të cilëve, po mbahen në terapi intensive.

Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar edhe masat për këmbësorët, të cilët pas orës 18:00 nuk do të lejohen të lëvizin.