Skip to content
Showbiz

Aurela Gaçe feston ditëlindjen sot dhe dëshira e saj për këtë vit është pak më ndryshe…

· 2 min lexim

Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare, Aurela Gaçe feston ditën e sotme ditëlindjen. Ajo mbush plot 46 vite dhe këtë e ka treguar përmes një postimi në ‘Facebook’.

Në këtë ditë kaq të veçantë për të, Aurela ka deklaruar se më parë në çdo tetor të ri i vendoste vetes disa pikësynime, por tani jo më.

Këngëtarja ka theksuar se e vetmja gjë që do tani është shëndeti për që qendruar afër vajzave të saj.

Urimi i Aurelës për veten e saj
Sot ,46 🥳.
Dikur, në çdo Tetor te ri, i vendosja vetes disa pikësynime .

Tani ,jo më!
E vetmja gjë që dua është te jem shumë gjatë për të jetuar e gëzuar jetën prane vajzave te mija, ti shoh teksa rriten e të jem aty për to ashtu si prindërit e mi akoma janë per mua….
Te jem pranë familjes time e te vazhdoj të jap tek ju dhuratën me te cilën me pajisi Zoti , këngën, muzikën.

Ky nuk eshte pikësynim. Kjo eshte dëshire .

Rritet njeriu e fillon mendon e përjeton ndryshe.

Prandaj i thone “çdo gjë vjen me moshë” 🤣 ,tani vonë e kam kuptuar .

Adoleshente përjete😅🥳🥳🥳🥳🥳🥳

https://www.facebook.com/30590964033/posts/10158650867679034/?extid=0&d=n