Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

14:03 28/04/2026
Reading Time: 2 min lexim

Gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje për atentatin e rëndë në Lezhë, ku u ekzekutuan Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, duke lënë pas katër fëmijë.

Në një deklaratë për Top Channel, Qyno e lidhi ngjarjen me një zinxhir konfliktesh të nisura që në vitin 2018 dhe me mungesën e vendimeve përfundimtare nga drejtësia.

“E gjithë zanafilla fillon në 2018-ën dhe gjithë thelbi i problemit është pikërisht vendimet e gjykatave, të cilat nuk kanë qenë në gjendje të dalin me një vendim për t’i dhënë zgjidhje rastit të parë të rëndë ku ka humbur jetën Genc Mhillaj,” u shpreh Qyno.

Sipas tij, vonesat dhe vendimet e paqarta kanë krijuar terren për vetëgjyqësi.

“Drejtësia jonë nuk është në gjendje që të vërë pikat mbi se kush e vrau. Pavarësisht se bëhen letra dhe gjykatat janë kthyer në kombinat letrash, në fund një gjykatë thotë kështu, një gjykatë thotë ashtu. Kthehet prapë për rigjykim dhe çështja është në apel. Në pamundësi për t’u gjykuar shpejt dhe në apel, atëherë hyn gjykimi paralel dhe hetimi paralel… fillon breshëria e automatikut. Pra, siç ma bëre në 2018, po ta bëjnë në 2026-ën. Më vrave babën, po të vras edhe unë ty dhe kaq”, tha gazetari.

Qyno paralajmëroi se konflikti mund të mos mbyllet me këtë ngjarje, duke e krahasuar me rastin e Nikulajve në Shëngjin.

“Janë katër fëmijë… nëse kjo vazhdon, do të vazhdojë. Unë parashikoj një fund tragjik mes dy familjeve. Identik siç filloi rasti me Nikulajn. Në momentin që u vra Nikulaj në Shëngjin të Lezhës, filloi një kasaphanë që deri tani është numëruar pesë apo gjashtë viktima. Në vend që të mbyllej dhe të shkonin palët drejt një pajtimi, shkoi akoma dhe më keq, ku të dyja palët filluan të vrisnin edhe njerëz të pafajshëm brenda dy familjeve”, tha ai.

Një nga detajet më të rënda, sipas gazetarit, është fakti që viktimë mbeti edhe bashkëshortja e Mujecit. Qyno tha se Kreshnik Mujeci lëvizte shpesh me bashkëshorten, pasi i druhej një hakmarrjeje të mundshme.

“Problemi i kësaj ngjarjeje është tjetër gjë, sepse u vra gruaja. Zakonisht, në dijeninë time, bashkëshorten ky e lëvizte gjithmonë me vete edhe për faktin që mbante armë dhe për t’iu shmangur kontrolleve të policisë, nëse do të kapej, armën pa leje t’ia merrte e shoqja”, tha ai.

Qyno shtoi se autori kryesor i dyshuar, Adriano Mhillaj, ishte në kërkim që prej janarit 2026, por pavarësisht kësaj kishte arritur, sipas tij, të organizonte krimin.

“Autori kryesor që dyshohet se ka organizuar dhe qëlluar është Adriano Mhillaj. Që nga janari 2026 ka qenë në kërkim me vendim të Gjykatës së Shkodrës për kanosje me armë dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit. Që nga kjo kohë deri më tani, ky jo vetëm që s’është kapur, por ka pasur luksin të organizojë, të mobilizojë, të gjejë armët, makinat, personat dhe më pas objektivin dhe ta ekzekutojë. Pra nga një masë shkojmë në një masë të dytë ‘arrest në burg’ dhe shteti sot e kësaj dite akoma s’e ka kapur”, tha Qyno.

Të tjera

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”
Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të mbyllë hetimin paraprak ndaj Spitalit Amerikan dhe Spitalit Hygeia, duke arsyetuar se nuk ka...

14:28 28/04/2026
2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Rrugores Roven Zeka, dënon Tabakun dhe dy të tjerët
Aktualitet

2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Rrugores Roven Zeka, dënon Tabakun dhe dy të tjerët

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur të pafajshëm për akuzën e korrupsionit pasiv Roven Zekën,...

13:05 28/04/2026
Para
Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

14:28 28/04/2026
Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

14:03 28/04/2026
2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Rrugores Roven Zeka, dënon Tabakun dhe dy të tjerët

2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Rrugores Roven Zeka, dënon Tabakun dhe dy të tjerët

13:05 28/04/2026
U arrestua për llogari të SPAK, Ervin Mata jetonte mes Brazilit dhe Paraguajit me dokumente false dhe lidhje me trafikun e kokainës, pritet ekstradimi në Shqipëri

U arrestua për llogari të SPAK, Ervin Mata jetonte mes Brazilit dhe Paraguajit me dokumente false dhe lidhje me trafikun e kokainës, pritet ekstradimi në Shqipëri

11:16 28/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.