Skip to content
Të Gjitha

VIDEO/ Atentati në Elbasan, zbulohet kush ishte shenjestra/ Njihet me nofkën “korçari”

· 1 min lexim

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, burime bëjnë me dije se shenjestra ka qenë Ervis Causholli, i njohur me nofkën ‘korçari’, i cili thuhet se ka mbetur i plagosur në dorë.

Çausholli është një emër i njohur për policinë në Elbasan, pasi dyshohet të jetë përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Mjeti i ndaluar dhe pa drejtues brenda u gjet në afërsi të stadiumit në Elbasan, ndërsa një gëzhojë u gjet përtokë.

Ndërkohë policia bëri me dije se:

Rreth orës 11:50 , në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet se   gjatë një konflikti  është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjetit. Autori i dyshuar  ka braktisur mjetin dhe është larguar. Deri në këto momente nuk ka asnjë njoftim as nga spitali dhe as nga qytetarët për ndonjë person  të plagosur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,  identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën në të cilën dyshohet se mund të jetë fshehur autori  që ka qëlluar me armë zjarri.

/GazetaReforma.com/