Skip to content
Kronikë

Atentati ndaj Hekuran Billës, lirohen nga burgu dy autorët e dyshuar

· 2 min lexim

Ditën e sotme janë liruar nga qelia Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët prej muajësh mbaheshin në qeli pasi akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës.

Mësohet se me urdhër të Gjykatës, nga ‘arrest me burg” masa për ta është vendosur “arrest shtëpie”.

Kujtojmë se Hekuran Billa u vra gjatë një atentati më 11 qershor 2020 tek Komuna e Parisit në Tiranë. Viktor Marku dhe Sebastian Mali kanë lidhje familjare pasi janë dajë e nip dhe ishte Prokuroria ajo që kërkoi pushimin e çështjes.

E përfshirë në vrasje dyshohet se ishte dhe Adjola Lakra që u përdor si karrem për të nxjerrë në pritë Billën.

Prokuroria ka kërkuar një javë më parë pushimin e çështjes edhe për Adiola Lakrën. “Viktor Marku dhe Sebastian Mali, dajë e nip kanë qëndruar në paraburgim pasi dyshoheshin se kishin kryer vrasjen për motive gjakmarrje të Hekuran Billës.

Ky i fundit ishte dënuar nga autoritetet britanike për vrasjen e Prel Markut, vëllain e Viktor Markut pas një sherri për parkimet në Britaninë e Madhe. Ai kishte plagosur atje dhe disa persona të tjerë. Në 2007 Hekuran Billa ishte ndaluar në Danimarkë dhe më pas u ekstradua në drejtim të Britanisë së Madhe dhe prej andej në Shqipëri, por më pas u lirua me kusht nga Gjykata e Krujës.