Skip to content
Aktualitet

Artan Fuga: Presidenti nuk e ka shkelur Kushtetutën

· 2 min lexim

Vendimi i djeshëm i presidentit Iir Meta dhe firmosja për çdekretimin e datës së zgjedhjeve shkaktoi reagime të shumta jo vetëm për palën socialiste por edhe për shumë analistë, akademikë e figura të rëndësishme në politikën shqiptare.

Ai që ka reaguar lidhur me situatën në vend ka qenë edhe akademiku Artan Fuga. Ky i fundit u shpreh se presidenti Meta nuk e ka shkelur Kushtetutën.

Sipas tij edhe sikur dekreti për çdekretimin e datës së zgjedhjeve të jetë jo kushtetues, është gjykata Kushtetuese ajo që vendos.
Më tej Fuga shton se të ishte për shkelje Kushtetute, është vetë kryeministri Rama ai që e ka shkelur sa herë që gjykata Kushtetuese i ka hedhur poshtë ndonjë projektligj.

I pyetur nga gazeta “Panorama”, Fuga u shpreh:

“Presidenti nuk ka shkelur aspak Kushtetutën. Edhe sikur akti i çdekretimit të jetë jo kushtetues, ai nuk shkel Kushtetutën. Edhe sikur të supozohet se ai e ka pasur gabim.
Sepse presidenti nuk thotë që po ta hedhë poshtë Gjykata Kushtetuese, ai do ta konsideronte përsëri të mirëqenë aktin e vet. Se po të jetë kështu, edhe kryeministri ka shkelur Kushtetutën sa herë që Gjykata Kushtetuese i ka hedhur poshtë ndonjë projektligj. Pra, Presidenti edhe po gaboi në ndonjë dekret, ai është kurdoherë brenda frymës se Kushtetutës.”