Skip to content
Kronikë

Arrestohet një 20-vjeçar, i vuri zjarrin parkut kombëtar dhe kërcënoi me armë punonjësit e Administratës

· 2 min lexim

Një shtetas i ri 20-vjeçar nga Përrenjasi, me inicialet I.H., është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme. I riu  dyshohet se është autori i zjarrvënies në fshatin Rrajcë-Skënderbe, në vendin e quajtur “Guri i Dhelprës”, që është pjesë e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

Si pasojë e zjarrit, është djegur një sipërfaqe pyjore me bimësi të ndryshme të parkut dhe një ditë më parë, 20-vjeçari ka kërcënuar me armë punonjësit e Adminstratës së Zonave të Mbrojtura.

Njoftimi i policisë:

Dogji me zjarr një sipërfaqe toke  shpallet në kërkim policor autori i dyshuar. Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Prrenjas, shpallën në kërkim policor shtetasin: I.H., 20 vjeç, banues në fshatin Rrajcë Sutaj, Prrenjas.

Ky shtetas dyshohet se është autori i zjarrvënies në fshatin Rrajcë Skënderbe, në vendin e quajtur “Guri i Dhelprës”, pjesë e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë,  ku si pasojë është djegur një sipërfaqe pyjore me bimësi të ndryshme të parkut dhe sipas burimeve një ditë më parë ka kërcënuar me armë punonjësit e Adminstratës dë Zonave të Mbrojtura.

Materialet i kaluan  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.