Skip to content
Kryesore

Fier, arrestohet një person për korrupsion zgjedhor

· 1 min lexim

Policia ka zhvilluar një tjetër operacion në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore, duke çuar në ndalimin e Pandeli Bozhës, i njohur gjithashtu si Agim Brahimllari.

Arrestimi i tij është kryer me urdhër të SPAK, ndërsa mbi të rëndon dyshimi për korrupsion aktiv në lidhje me procesin zgjedhor.

Bozha është babai i Limonera Bozhës, kandidate e Partisë Socialdemokrate që garon në koalicionin e udhëhequr nga Tom Doshi.

Sipas hetimeve, ai dyshohet se ka ndërhyrë dhe tentuar të manipulojë rezultatin e zgjedhjeve.