Skip to content
Aktualitet

Arrestohet marokeni në Muriqan, tentoi të kalonte drogë në bombolat e gazit

· 1 min lexim

Policia e Shkodrës ka arritur që të arrestojë ditën e sotme në pikën kufitare të Muriqanit një shtetas maroken i cili po tentonte të kalonte lëndë narkotike.

Bëhet me dije se marokeni ishte në një automjet me targa italiane dhe lëndën narkotike e ksihte modifikuar dhe vendosur në bombola gazi.

Uniformat blu të Shkodrës, deri më tani nuk kanë dhënë asnjë informacion në lidhje me sasinë e drogës së kapur dhe për identitetin e të arrestuarit.