Skip to content
Kryesore

Arrestohet autori i vrasjes së 43-vjeçarit në Tropojë

· 1 min lexim

Një konflikt i ndodhur dy ditë më parë në Tropojë ka përfunduar me humbjen e jetës të një 43-vjeçari, shtetasit Artur Dauti.

Behet me dije se autori i ngjarjes Flordian Mulaj është vënë nën pranga.

Tropojë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi F. M., rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. D., rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.