Skip to content
Bota

Arrestohen në Zvicër tre shqiptarë, kishin lidhje me ISIS dhe Al-Kaedën (DETAJE)

· 1 min lexim

Autoritetet zviceriane kanë arrestuar ditën e sotme katër shtetas shqiptarë, të dyshuar si anëtarë apo bashkëpunues me grupet terroriste të ISIS dhe Al-Kaedas.

Bëhet me dije se Prokuroria Federale deklaroi se policia zviceriane kishte bastisur shtëpitë e të dyshuarve në kantonin perëndimor të Friburgut, si pjesë e dy hetimeve penale në veprimtarinë e pretenduar ekstremiste.

Agjensia e lajmeve Asosiated Press (AP), ka pretenduar se të dyshuarit me origjinë shqiptare kanë shkelur ligjin ligjin zviceran që ndalon përfshirjen me Al-Kaidën, IS-in dhe organizatat e lidhura me të.

Prokurorët thanë se katër personat e ndaluar dyshohen se kanë “mbështetur ose marrë pjesë në një organizatë kriminale”.

Policia zviceriane ka identifikuar katër të dyshuarit, mes tyre një 28-vjeçare kosovare, një 26-vjeçar kosovar, një 29-vjeçare maqedonase si dhe një 34-vjeçar kosovar por edhe me shtetësi zviceriane.

Prokuroria federale ka deklaruar se të dyshuarit kanë qenë në kontakt me njëri-tjetrin dhe se bastisjet e shtëpive dhe arrestimet janë bërë njëkohësisht, që të mos kishte mundësi dekonspirimi apo arratisjeje.  

Burimi: REL; Përshtati: GazetaReforma.com/