Skip to content
Të Gjitha

Arrestimi/ Dy shqiptarë “shpëtonin” italianët nga taksat e makinave e shtrenjta

· 1 min lexim

“Salloni i Luksit”, kwshtu ishte koduar operacioni i Guardia Di Finanza në Treviso ndaj njw grupi qw regjistronte makina luksoze pa paguar taksat.

Guardia ka shkatërruar një grup kriminal me bazë në Itali me akuzën e mashtrimit fiskal në dëm të shtetit italian. 8 persona janë vënë nën arrest me burg  2 janë shqiptarë, 1 italian e 5 rumunë.

Nën dokumentacione të falsifikuar si fatura e akte noterimi evitonin  pagesën e taksën e regjistrimit të automjeteve luksoze në Itali.

Ky grup kriminal kishte në  zotërim një shoqëri për shitblerje makinash të përdorura me bazë në Treviso. Automjetet bliheshin në Gjermani, Francë, Spanjë e Belgjikë.

Afera mashtruese kap vlerën e 8.5 milionë euro e 1.5 milionë prej tyre në dëm të shtetit.

Hetimet kanë verifikuar 161 shitblerje makinash me vlerë 8.5 milionë euro, ndërsa të arrestuarve u janë sekuestruar të mira materiale me vlerë gjysmë milionë euro.

/GazetaReforma.com/