Skip to content
Të Gjitha

Arrestime/ Protestuesi dhunë ndaj policisë, simpatizantët e PD e rrahin tek Piramida

· 2 min lexim

Protesta e sotme e opozitës ka pasur konfrontime të rënda fizike mes simpatizantëve të Partisë Demokratike dhe punnonjësve të policisë.

Të ndodhur para këtyre fakteve, uniformat blu kanë marrë masa duke arrestuar edhe një nga personat që ushtruan dhunë. Personi i arrestuar mësohet të jetë Olsi Albarjami, i cili është arritur të identifikohej përmes pamjeve filmike, ndërkohë që përplajse nuk ka pasur vetëm me policinë, por edhe brenda përbrenda turmës.

Nga ajo që shikohet, Albarjami është përplasur edhe me simpatizantët, pasi është akuzuar se është punonjës policie i infilturar në protestë, pikërisht për të shkaktuar trazira.

Tashmë ai ndodhet në komisariat dhe është duke dhënë dëshminë e tij, ndërkohë që policia bën me dije se pas protestës ka shoqëruar edhe 7 persona të tjerë, të cilët janë duke u proveduar penalisht dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë

Ne lidhje me protestën e zhvilluar më datën  03.04.2019, para Parlamentit të Shqipërisë,  në përfundim të veprimeve  të kryera  dhe  pas kqyrjes së pamjeve filmike , u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : Olsi  Albarjami, 29 vjeç nga Elbasani.

Shtetasi i lartpërmendur gjatë protestës  ka kryer  veprime të kundraligjshme ndaj punonjësve të policisë, veprime këto të dokumentuara me pamje filmike, si  dhe më pas  ky shtetas është  rrahur nga protestuesit me pretekstin se ishte punonjës policie dhe ishte i infiltruar në protestë.

Po këtë shtetas  e ka publikuar në rrjetin social facebook shtetasi Sali Berisha duke e  etiketuar si punonjës policie.

Po në lidhje me protestën janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 7 shtetas si dhe janë shpallur në kërkim  tre të tjerë dhe po  punohet për kapjen e tyre.