Skip to content
Të Gjitha

Armando Duka e paditi për shpifje: Gjykata merr vendimin për çështjen ndaj Erion Braçes

· 1 min lexim

Pas padisë së bërë nga kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka , ndaj deputetit socialist Erion Braçe, Gjykata e Tiranës e ka pushuar si çështje.

Kjo pasi Duka, i cili kishte bërë padi ndaj deputetit socialist nën akuzën e shpifjes, nuk u paraqit në seancën e sotme.

Duka e paditi Braçen për shpifje dhe dëmtim imazhi, pas deklaratave dhe publikimeve të tij në rrjetet sociale, ku Braçe e akuzonte me një sërë akuzash kreun e FSHF-së, mes të tjerave edhe për mospagim detyrimesh.

Nga ana tjetër deputeti socialist i cilësonte, në deklaratat e tij, drejtuesit e FSHF-së si llum i shoqërisë.