Skip to content
Showbiz

Arjoni e thotë hapur: Nuk e besoj se Sindi është e virgjër, ja si përgjigjet ajo

· 1 min lexim

Sindi bëri shumë bujë me deklaratën e saj në momëntin e parë që u prezantua në emisionin Përputhen.

Ajo u shpreh se nuk kishte pasur asnjë herë një lidhje dashurie, nuk kishte kryer asnjë herë mardhënie seksuale madje as nuk kishte puthur asnjëherë askënd.

Arjoni nuk e beson këtë deklaratë të saj dhe këtë e tha gjatë takimit me Anën “Nuk e besoj fare deklaratën e saj që nuk ka pasur marrëdhënie”.

E pyetur nga Bora Zemani, Sindi tha se nuk mund ta bindë Arjonin apo dikë tjetër se ajo po thotë të vërtetën dhe se nëse do të ishte e kundërta deri më tani do të kishte dalë ndonjë gjë në dritë.

“Çfarë të bëj unë t’i mbush mendjen njerëzve që nuk kam pasur të dashur. Ne na shikon e gjithë Shqipëria dhe të gjithë ata që na njohin, nuk kam atë inteligjencë që të vija këtu do të gënjeja, ku e di shumë mirë që gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Siç kanë dalë për personazhe këtu foto, për histori që kanë pasur më parë do të dilnin edhe për mua”, tha Sindi.