Skip to content
Kryesore

Apeli i Romës rrëzon kërkesat e 42 azilkërkuesve në Gjadër

· 1 min lexim

Gjykata e Apelit të Romës ka refuzuar kërkesat për azil të 42 nga 43 emigrantët e strehuar në qendrën e Gjadrit. Ata kanë afat shtatë ditë për të bërë rekurs kundër këtij vendimi.

Nga 49 emigrantët që mbërritën në Shëngjin me anijen Cassiopea, vetëm 44 u sistemuan në kampin e Gjadrit.

Deri më tani, për një emigrant ende nuk ka një vendim, ndërsa gjashtë të tjerë janë kthyer në Itali, katër minorenë dhe dy persona me probleme shëndetësore.