Skip to content
Kryesore

AMP arreston dy policë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

· 1 min lexim

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar dy punonjës policie në Sarandë dhe Has për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas njoftimit, Inspektori A. K, i cili ishte pjesë e Forcës së Posaçme Shqiponja në Komisariatin e Policisë Sarandë, u arrestua pasi përplasi mjetin “Mercedes Benz” me një “Volkswagen”, duke shkaktuar dëme materiale.

Testi i alkoolit doli pozitiv, dhe materialet u referuan në Prokurorinë e Sarandës për veprime të mëtejshme.

Po ashtu, në Kukës, Inspektori H. D., 53 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Has, u ndalua pasi, duke drejtuar automjetin e tij “Volkswagen”, përplasi dy këmbësore, M. G. (43 vjeç) dhe Z. G. (78 vjeç), të cilat morën ndihmë mjekësore.

Materialet janë referuar në Prokurorinë e Kukësit për veprime të mëtejshme.