Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Amer Kapetanoviç merr detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i RCC

13:25 03/01/2025
Reading Time: 3 min lexim
Amer Kapetanoviç merr detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i RCC

Amer Kapetanoviç ka marrë sot zyrtarisht detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), pas emërimit të tij më 12 qershor 2024 nga Ministrat e Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Shkup.

Ai zëvendëson Majlinda Bregun, e cila drejtoi RCC-në për pesë vite, nga 2019 deri në 2024.

Kapetanoviç, një diplomat me mbi 20 vite përvojë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe bashkëpunimin rajonal, shprehet i vendosur për të vijuar punën në përmirësimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit. Në deklaratën e tij, ai theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve të bazuara në besim, interes dhe respekt të ndërsjellë.

Sipas Kapetanoviç, rajoni ka zgjedhur të ndjekë rrugën drejt integrimit evropian dhe standardeve të BE-së, duke e konsideruar këtë drejtim strategjik të domosdoshëm në një kohë sfidash globale. Ai vlerësoi angazhimin e të gjitha qeverive në rajon për të mbështetur veprimet dhe nismat e RCC-së në këtë drejtim.

Deklarata e Kapetanoviç:

Teksa hyjmë në 2025-ën, më lejoni para së gjithash t’ju uroj në këtë Vit të Ri shëndet, paqe dhe mbarësi. Është nder për mua të marr rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal për tre vitet e ardhshëm. E filloj këtë rrugëtim duke pasur në mendje moton e arkitektëve të tregut të vetëm të BE-së dhe kampionëve të bashkëpunimit rajonal: ‘Diversiteti duhet ruajtur, në mënyrë që të japë fryte për të mirën e përbashkët’. Kjo përmbledh thelbin e përpjekjes sonë për të krijuar përfitime të qëndrueshme për të gjithë, ndërkohë që çmojmë diversitetin e pasur të rajonit tonë.

Mezi pres të ndërtoj mbi punën e jashtëzakonshme që është bërë tashmë në Evropën Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor. Në këtë kuadër, dua të falënderoj Majlinda Bregun, Goran Svilanoviçin dhe Hido Biščeviçin, paraardhësit e mi, për gjithë energjinë, njohuritë dhe përvojën e tyre të investuar për udhëheqjen e RCC-së drejt suksesit. Por asnjë lider nuk mund të ecë drejt ndryshimit i vetëm! Falënderimi im i sinqertë shkon gjithashtu për stafin e RCC-së, ata që kanë punuar ose ende punojnë në projektet tona. Pa ta, nuk do të ishte e mundur as të mendohej për paradigmën tonë rajonale, e jo më për gjithçka që kemi arritur deri tani.

Hapja e një kapitulli të ri në jetë është gjithmonë emocionuese, por rrallëherë e lehtë. Edhe kur e njeh historinë dhe personazhet mirë, rruga përpara gjithmonë sjell probleme dhe tundime të reja. Por jam po aq i bindur se, me mbështetjen e pjesëmarrësve dhe donatorëve tanë, ne mund të jemi, gjatë tre viteve të ardhshëm, ndryshimi i vërtetë që qytetarët në rajonin tonë duan të shohin. Sipas të gjitha sondazheve deri më tani, qytetarët tanë kanë një ëndërr të thjeshtë dhe të arritshme – ata duan përmirësim ekonomik, jetë të sigurt dhe të begatë si bashkëqytetarët e tyre në BE. Dhe në fakt ata këmbëngulin të jenë pjesë e BE-së sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ky kapitull i ri ofron mundësi unike për RCC-në që të jetë pjesë e një përpjekjeje të organizuar rajonale për realizimin e ëndrrës së qytetarëve tanë. Falë mbështetjes financiare nga BE-ja dhe pjesëmarrësit tanë, ne do të fillojmë amplifikimin e rezultateve të orientuara drejt njerëzve – qoftë përmes avancimit të Tregut të Përbashkët Rajonal, përmirësimit të Strategjisë së Evropës Juglindore 2030 (SEE2030), shtyrjes përpara të Agjendave të Gjelbra dhe Digjitale, mundësimit të rinjve për pjesëmarrje në vendimmarrje, përmirësimit të mundësive të punësimit apo forcimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

Në një epokë të polikrizave globale, rajoni ynë ka zgjedhur të qëndrojë në rrugën e standardeve të BE-së, multilateralizmit dhe bashkëpunimit të bazuar në besimin, interesin dhe respektin e ndërsjellë. Të gjitha qeveritë në kuadrin tonë janë angazhuar të mbështesin veprimet e RCC-së të orientuara drejt këtij drejtimi strategjik. Prandaj, jam i gatshëm të nis këtë udhëtim qëllimplotë dhe thellësisht mirënjohës për të gjithë ata që do të jenë pjesë e tij. Në frymën e mbiemrit tim, ju uroj të gjithëve lundrim të qetë dhe dete të paqtë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Amer KapetanoviçSekretar i Përgjithshëm i RCC

Të tjera

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Aktualitet

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Para
Denoncimi te QYTETARËT: 14 vjeçari me armë të ftohta në shkollë (Foto)

Denoncimi te QYTETARËT: 14 vjeçari me armë të ftohta në shkollë (Foto)

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip