Skip to content
Të Gjitha

Ambasada e SHBA-ve ndjek seleksionimin e kandidatëve për në Byronë e Hetimit

· 1 min lexim

Ambasada amerikane në Tiranë ndjek nga afër procesin e rekrutimit të kandidatëve që do të punojnë në radhët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Pas mbylljes se fazës së radhës të përzgjedhjes së kandidatëve për Byronë Kombëtare të Hetimit, Ambasada e SHBA ka bërë një shënim në rrjetet sociale.

Ambasada përshëndet kandidatët që fituan për në raundin e radhës. Në postim shënohet se jo të gjithë ia dolën ta kalonin fazën “pasi procesi është i vështirë, por i nevojshëm për të gjetur më të mirët e Shqipërisë.”

Kandidatët e kualifikuar, më 26 tetor do t’i nënshtrohen Testit të Esesë me shkrim në Pallatin e Kongreseve.

“Urime kandidatëve të cilët kaluan në raundin tjetër të procesit së përzgjedhjes për Byronë Kombëtare të Hetimit. Jo të gjithë ia dolën sepse procesi është i vështirë, por i domosdoshëm, për të gjetur më të mirët e Shqipërisë”, shkruan ambasadorja e ShBA, Juri Kim.

/GazetaReforma.com/