Skip to content
Të Gjitha

Albin Kurti votohet si Kryeministër i ri i Kosovës. Ja emrat e kabinetit qeveritar

· 2 min lexim

Pas rreth 4 muajsh që nga mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë, dje u arrit dakordimi mes Lëvizjes Vetëvendosja dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Lexo këtu)

Ditën e sotme Kuvendi i Kosovës ka votuar me 86 vota pro qeverisë Kurti.

Ndërsa, 10 deputetë abstenuan.

Kurti prezantoi programin dhe kabinetin qeveritar.

Qeveria do të ketë 15 ministri, ku prej tyre gjashtë i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe tri minoriteteve.

Kabineti i qeverisë Kurti përbëhet nga zëvendëskryeministri i parë Avdullah Hoti, zëvendëskryeministri i dytë, Haki Abazi.

Ndërsa ministrat janë:

Ministër i Punëve të Jashtme: Glauk Konjufca

Ministër i Punëve të Brendshme: Agim Veliu

Ministre e Drejtësisë: Albulena Haxhiun

Ministër i Integrimeve Evropiane: Blerim Reka.

Ministër i Financave dhe Transfereve: Besnik Bislimi

Ministre e Ekonomisë: Rozeta Hajdari Kurse,

Ministër i Shëndetësisë: Arben Viti

Ministër i Bujqësisë: Besian Mustafa

Ministër të Mbrojtjes: Anton Quni

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit: Lumir Abdixhiku

Ministre e Kulturës, Rinisë e Sporteve: Vlora Dumoshi

Ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë:Hykmete Bajrami

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, premtoi shumë punë.

“Sot kanë fituar qytetarët. Sot pushtetin e shtetin e ka fituar populli. Ne jemi kalimtar e shërbëtor që punojmë në emër të popullit e për popullin. Populli mbetet i përhershëm e ne jemi të zëvendësueshëm. Unë zotohem këtu para jush që do të jap maksimumin për të mirën e të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim. Pavarësisht kënd e keni votuar unë do të dëgjoj zërin tuaj, sidomos kur nuk pajtohemi. Sot fillon rruga jonë e punës së palodhshme për të sjellë ndryshimin.

Ata që synojnë ta na ndajnë e mohojnë, u them që Kosova ka një kryeministër të ri dhe që ajo kohë ka mbaruar. Ne synojmë bashkërisht anëtarësimin në BE dhe NATO, e kultivim të aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga sot do të flasim më pak e do të punojmë shumë më shumë.”