Skip to content
Rajoni

Akuzohet për krime lufte? Hashim Thaçi, sot për herë të dytë para Gjykatës së Hagës

· 1 min lexim

Ish-presidenti i Kosovës dhe një prej liderëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, do të paraqitet sot për herë të dytë para gjykatësit dhe prokurorëve të Gjykatës Speciale në Hagë.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim nga Dhomat e Specializuara, ku në kalendarin e tyre, 18 nëntori është caktuar si data për konferencën për ecurinë e çështjes.

Seanca pritet të fillojë në orën 11:00. Thaçit i’u konfirmua aktakuza më 5 nëntor, i cili po atë ditë u arrestua dhe u dërgua në objektin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ndërsa më 9 nëntor, Thaçi u paraqit për herë të parë në gjyqin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, ku u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të ngritur nga Dhomat e Specializuara.

Pala mbrojtëse tha se, do të dorëzojë kërkesën për lirimin e përkohshëm të Thaçit.

/GazetaReforma.com/