Skip to content
Të Gjitha

Akuzohet për falsifikim dokumentesh/ SPAK kërkon 1 vit burg për ish-gjyqtarin Luan Daci

· 1 min lexim

Është shpallur këtë të martë pretenca për ish-anëtarin e Komisionit të Pavarur të Apelimit, Luan Daci.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 1 vit burg, për ish-gjyqtarin Daci, i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh.

Pak muaj më parë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, vendosi për pezullimin nga detyra të ish-gjyqtarit Daci, pasi akuzohet për falsifikim të dokumenteve, duke fshehur vendimin për shkarkimin e tij në vitin 1997.

Gjyqtari i KPA-së u pezullua nga detyra në muajin korrik, pas kallëzimit në SPAK të anëtarit të KLP-së, Besnik Cani. Gjithashtu kallëzim në SPAK, ka bërë edhe ish- prokurorja e Tiranës, Antoneta Sevdari dhe gjyqtari i Gjykatës së Durrësit Ervin Metalla.

Pasi u mor i pandehur, Daci u pezullua nga detyra nga Gjykata e Posaçme, por Apeli e riktheu atë sërish në detyrë.

Por KPA vendosi pezullimin e gjyqtarit, derisa të merret një vendim të formës së prerë nga ane e GJKKO-së.

Pas konkluzioneve përfundimtare të SPAK, gjatë seancës së sotme, pritet që të bëhet edhe mbrojtja e më pas GJKKO, të japë një vendim për akuzat e ngritura ndaj anëtarit të KPA-së, Luan Daci.

/GazetaReforma.com/