Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Akuzohen për vepra të ndryshme penale, vihen në pranga 10 persona

14:00 31/01/2022
Reading Time: 3 min lexim

Policia në kryeqytet ka bërë namin me arrestimet, ndërsa ka vënë në pranga 10 persona, të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale, ndërsa ka proceduar penalisht 6 të tjerë.

Policia vuri në pranga shtetasit M. B., 32 vjeç dhe H. S., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë.

Po ashtu, u arrestua edhe shtetasi M. J., 41 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin E. N., 25 vjeç për veprën penale “Vjedhja” dhe shtetasin K. M., 27 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi shtetasi E. N. ka vjedhur disa produkte në një qendër tregtare, ndërsa shtetasi K. M. nuk ka kallëzuar krimin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. K., 39 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin e shtetasit I. D., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, në prezencë të vajzës së tyre të mitur.

Ndërkaq, në pranga u vu shtetasi Sh. R., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi;

U arrestua po ashtu edhe A. Xh., 61 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtues L. Z., dhe si pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit S. Ç., 81 vjeç dhe T. D., 37 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. M., 31 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin Sh. B., 27 vjeç, pasi ka goditur me grusht, për motive të dobëta, shtetasin R. Z., 24 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasit A. B., 46 vjeç dhe Sh. S., 58 vjeç, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi u kapën duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 proceduan penalisht shtetasin K. A. (M)., 33 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar mjetin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë proceduan penalisht shtetasit J. C., 27 vjeç dhe A. E., 32 vjeç, për veprat penale “Kanosja” kryer në bashkëpunim, dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi kanë kanosur me fjalë shtetasin M. K., 27 vjeç, dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për t’u shoqëruar në ambientet e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: 10 personaprangavepra të ndryshme penale

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
E moshura në Fier humbi jetën nga i ftohti, aktivistët në protestë

E moshura në Fier humbi jetën nga i ftohti, aktivistët në protestë

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip