Skip to content
Të Gjitha

Akuzat për sulm terrorist në “Loro Boriçi”, Prokuroria pushon çështjen për të pandehurit

· 1 min lexim

Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka pushuar çështjen në ngarkim të Ergys Faslisë.

Ky fundit akuzohej për pjesëmarrje në një organizatë terroriste.

Faslia dhe 3 persona të tjerë u arrestuan në Shkodër 3 vite më parë, pasi dyshohej se do të kryenin sulm terrorist në stadiumin “Loro Boriçi”, gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael.

Dy prej tyre ishin shqiptarë, ndërsa dy të tjerët ishin shtetas kosovarë.

Pasi kryen një vit burg, gjykata i la tre të pandehurit në “Arrest shtëpie”.

Ndërkohë pas dy vitesh në “Arrest shtëpie”, Prokuroria ka pushuar çështjen, si pasojë e mungesës së provave.