Skip to content
Politikë

Akuza qeverisë, Blushi: Shqipëria mban rekord në rajon për numrin e të burgosurve

· 3 min lexim

Shqipëria kryeson mbi vendet e rajonit, si shteti me më shumë të burgosur për numrin e popullsisë, sipas raportit të  të organizatës prestigjioze “World Prison Population”.  Duke marrë parasysh këto të dhëna ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Ai ka akuzuar qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama se është kujdesur që në 10 vite në pushtet, ta kthejë Shqipërinë në një vend ku shtohet vetëm varfëria dhe numri i të burgosurve.

Deklarata e plotë:

Në dhjetë vite në pushtet Qeverisja e korruptuar dhe e inkriminuar e Edi Ramës e ka kthyer Shqipërinë në vendin e parë në rajon dhe në Europë për:

Nivelin më të lartë të varfërisë.

Nivelin më lartë të korrupsionit.

Për numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE

Nivelit më të lartë të kriminalitetit dhe trafiqeve

Për dhunimin e lirisë së medias.

Por një tjetër rekord i zi, tepër tronditës dhe i paimagjinueshëm është që Shqipëria radhitet e para në rajon për numrin e të burgosurve në raport me popullatën.

Lajmi bëhet i ditur nga organizata prestigjioze “Ëorld Prison Population” edicioni i 13, e cila e radhit Shqipërinë me 179 pikë, ndërkohë që të gjithë vendet e rajonit janë poshtë kësaj shifre tronditëse dhe konkretisht:

Mali i Zi me 139 pikë

Maqedoni e Veriut me 103 pikë

Kosova me 93 pikë

Bosnja dhe Hercegovina me 83 pikë.

Ky tregues kaq kritik është prova më e qartë se në Shqipëri në vend që të hapen vende pune, shtohen personat në burgjet.

Në vend që Shqipëria të kthehet në vendin e shpresës, është kthyer në një burg të madh.

Shkaku kryesor dhe i pakundërshtueshëm i kësaj situate është vetëm varfëria, humbja e shpresës për shkak se vendi qeveriset nga një Qeveri hajdute që grabit miliarda me inceneratorët, koncensione, tendera e që praktikisht vjedh në çdo gjë.

Ky fakt provon se në Shqipëri, me Qeverinë e Edi Ramës rritet vetëm varfëria dhe burgosja.

Në vendin me kriminalitetin më të lartë në rajon, Qeveria i mbush burgjet me hallexhinjtë dhe jo me kokat e vërteta të korrupsionit, të krimit të organizuar, trafikantëve dhe pastruesve të parave.

Vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek qytetarët, që në masë po detyrohen të braktisin Atdheun.

Çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit është sot interesi dhe prioriteti ynë vendimtar!