Skip to content
Kronikë

Aksidentoi për vdekje këmbësoren, arrestohet shoferi 42-vjeçar në Durrës

· 2 min lexim

Katër persona janë arrestuar nga policia e Durrësit, për shkak se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Mes tyre, është arrestuar edhe 42-vjeçari me inicialet T.M., pasi ditën e djeshme në lagjen nr.15, Durrës, ka aksidentuar këmbësoren me iniciale N. M., 69 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes ndërroi jetë në spital.

Njoftimi i Policisë:

Arrestohen në flagrancë 4 persona, për vepra të ndryshme penale. Bëhet me dije se shtetasi me inicialet B. L., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.15, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në mjetin tip “Wolkswagen” me të cilin ky shtetas po lëvizte, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike marijuanë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. H., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua në aksin rrugor Fushë Krujë -Thumanë, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

E. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua në lagjen nr.13, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

T. M., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme në lagjen nr.15, Durrës, ka aksidentuar këmbësoren me iniciale N. M., 69 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes ndërroi jetë në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.