Skip to content
Të Gjitha

Aksidente tragjike në Fushë Krujë e Burrel/ 23-vjeçarja humb jetën, një fëmijë në gjendje të rëndë

· 1 min lexim

Brenda pak minutash në Fushë Krujë e Burrel kanë ndodhur dy aksidente.

Si pasojë, një vajzë 23-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas në një shtyllë në fshatin Larushk.

Ndërsa një fëmijë u përplas nga një makinë pranë shkollës 9 vjeçare në Burrel.

Fëmija po transportohet me helikopter drejt Tiranës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjeve.