Skip to content
Kryesore

Aksidente në autostradën Durrës-Tiranë, 5 automjete të përfshira

· 1 min lexim

Këtë paradite ndodhën dy aksidente njëri pas tjetrit në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shënavlashit.

Në aksident u përfshinë 5 automjete, ndërsa dy persona raportohet se kanë mbetur të plagosur. Si pasojë e aksidentit, autostrada u bllokua për rreth 1 orë, duke shkaktuar paralizimin e qarkullimit të automjeteve.