Skip to content
Të Gjitha

Aksident/ Vdes një 74-vjeçar në Has, drejtuesi i mjetit në pranga

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Has ku një 74- vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet.

Sipas burimeve të policisë drejtuesi i mjetit është arrestuar menjëherë, ndërsa i moshuari R.D, me banim në Krumë ka ndërruar jetë menjëherë.

Sakaq, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit me iniciale A.A, i cili shkaktoi aksidentin dhe po pyetet për shkaqet e ngjarjes.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen.

Aksidentet automobilistike janë duke u kthyer në një kërcënim të vërtetë për këmbësorët dhe jo vetëm.