Skip to content
Të Gjitha

Aksident tragjik në Itali/ Makina shpërthen në flakë, vdes shqiptari (Emri)

· 1 min lexim

Mbrëmjen e së shtunës, një aksident i tragjik i ka marrë jetën një shqiptari në Agazanna të Italisë.

Viktima është Klodian Murrizi 22 vjeç, i cili udhëtonte me një makinë tip Toyota Rav 4, kur mjeti humbi kontrollin dhe u përmbys duke dalë nga rruga e më pas shpërtheu në flakë duke i marrë jetën shqiptarit me banim në Gossolengo të Italisë.

Përveç shqiptarit që humbi jetën, në mjet ndodhej edhe një person tjetër rreth 22 vjeç, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Pas mbërritjes së ekipit zjarrfikës në vendngjarje është bërë e mundur fikja e flakëve të zjarrit në mjet.

Si pasojë e aksidentit është mbyllur autostrada për disa orë, por më pas situata është normalizuar.