Skip to content
Të Gjitha

Aksident në zonën e Freskut, këmbësori në gjendje të rëndë për jetën

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Freskut në Tiranë ditën e sotme.
Burime për ‘balkanweb’ bëjnë me dije se një makinë ka përplasur një këmbësor.

Akoma nuk dihet emri i këmbësorit, por mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
I lënduari është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak.
Ndërkohe policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për në komisariat.
Sakaq, hetimet për zbardhjen e rrethaneve të aksidentit kanë nisur.